Tre shqiptarë dhe dy marokenë janë arrestuar nga policia italiane në Komo, si pjesë e një bande që ka mbajtur peng dhe ka abuzar me katër minorene. Dy prej tyre akuzohen dhe për shpërndarje marijuane.
Pesë të rinj, tre maxhorenë dhe dy minorenë, mes tyre tre shqiptarë, janë arrestuar nga policia italiane në Komo me akuzën se kanë sekuestruar katër adoleshente, duke i mbajtur mbyllur për orë të tëra në një dhomë, dhe duke abuzuar me të paktën njërën prej tyre, një 16 vjecare. Të pestë, sipas hetuesve kanë vepruar si një bandë ndaj vajzave.
Episodi që coi në pranga pesë të rinjtë ka ndodhur disa kohë më parë në apartamentin e njërit prej të arrestuarve, ku pesë shokët, tre shqiptarë dhe dy marokenë të moshës nga 17 deri 19-vjeç, kishin ftuar katër vajzat, të gjitha italiane dhe minorene.
Sipas akuzës, djemtë në gjendje të dehur dhe nën efektin e drogës, i kanë mbyllur në një dhomë duke i mbajtur për më shumë se tre orë duke i kërcënuar se do i hidhnin nga dritarja. Dy minorenët 17-vjeçarë akuzohen dhe për posedim dhe shpërndarje droge të llojit marijuanë./abcnews.al