Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbajeni koronavirusin larg si vjehrrën”: Deklarata që detyroi institucionin të kërkojë falje

schedule09:02 - 3 Shtator, 2020

schedule 09:02 - 3 Shtator, 2020

Një institucion në Britaninë e Madhe është detyruar t’u kërkojnë falje qytetarëve. Këshilli i Stockport u kërkoi banorëve që ta trajtojnë koronavirusin sikur të ishte vjehrra e tyre.

“Hileja për distancimin social është të veproni sikur vjehrra është nëpër çdo cep të shtëpi”, tha përmes një statusi Këshilli i Stockport në Britaninë e Madhe, shkruan abcnews.al.

Ky postim ndezi komente dhe zemërim nga përdoruesit e mediave sociale të cilët theksuan rritjen e dhunës në familje gjatë bllokimit, e cila prek në mënyrë disproporcionale gratë.

Pas kësaj, një zëdhënës i Këshillit të Stockport deklaroi: “Këshilli ka hequr postimet në rrjetet sociale. Ne kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuar“. G.V/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!