Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca ndaj ish kryetarit te bashkise se Shkodres Bardh Spahia ndersa po deshmon shtetasi Mark Molla qe e kallezoi per mos zbatim te vendimit te gjykates
“Në 2022 kam qenë administrator i Ujësjellësit Shkodër. Unë bëra një kallëzim penal, pasi ish kryetarja, për shkak të performancës, me dha një mandat 3 vjeçar. Unë nuk jam parë sot e kësaj dite nga ish-kryetari i bashkisë. Jam njohur si njeri pa vlerë vetëm nga shkresat zyrtare. Unë nuk jam lënë të hyj në institucion.
Unë kam pritur vendimet e gjykatës. Nuk është shkelur vetëm një, por tre vendime. Në maj 2022 jam njohur me një urdher largimi, që ka ardhur me poste. Unë i jam drejtuar gjykatës. Gjykata nuk e ka njohur si vendim. Spahia ka bërë një tjetër urdhër largimi.
Edhe ate e godita në gjykatë, e cila po ashtu nuk e njohu vendimin e kryebashkiakut. Ndërkohë pas vendimit të tretë të largimit erdhi një person nga Bashkia dhe më kërkoi të liroj zyrën.
I thashë, që ta liroj, vetëm nëse më thotë gjykata. Unë atë ditë shkova në Postribë, për çështje pune. Ndërkohë në godinën e Ujësjellësit u rrethua nga policia dhe policia bashkiake.
Nga 320 punonjës, Spahia nxorri një urdhër që lejonte të futeshin në institucion vetem 62 vete.
Unë nuk kam bërë asnjë dorëzim. Zyra është thyer në formë absurde nga një komision. Në datë 9 është bërë thyerja, ndërsa komisioni që bëri thyerjen është miratuar në datë 10.”, deshmoi Molla ne GJKKO. / abcnews.al