Këtë të dielë në Maqedoninë e Veriut po mbahen dy palë zgjedhje, raundi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale si dhe zgjedhjet Parlamentare.
Ky proces zgjedhor do t’i hap rrugë formimit të Qeverisë së Re nga Partia e Fituese apo koalicioni i cili duhet të sigurojë 61 mandate.
Dilema mbi raundin e dytë presidencial mbetet nëse do të ketë një pjesëmarrje prej 40% për të zgjedhur presidentit e ri të vendit.
Pjesëmarrja në votime deri në orën 13 ishte 22,78%. Dy kandidatët të cilët fituan raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale janë Silanovska Davkova nga VRMO-DPMNE e cila mori 363 mijë vota në raundin e parë dhe Stevo Pendarovski, ishpresidenti i Maqedonisë së Veriut nga LSDM-ja i cili mori 180 mijë vota në raundin e parë Presidencial.
Që të zgjidhet presidenti i ri në zgjedhje duhet të dalin rreth 750 mijë votues.
Edhe në zgjedhjet Parlamentare të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët janë të përçarë. Koalicioni Fronti Europian kryesohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim me në krye Ali Ahmetin ndërsa koalicioni Vlen i Arben Taravarit është në koalicion me VRMO DPMNE së Hristijan Mickoski.
Nga ana tjetër në këto zgjedhje eshte edhe LSDM-ja.
Teksa shprehu vullnetin e tij politik në kutinë e Votimit, Kryeministri I Parë Shqiptar i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri në një prononcim ekskluziv për ABC News deklaroi se sot shpreson që vendi të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të shkojë në drejtimin Europian.
Edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut u shprehën për ABC News se shpresojnë që vendi të shkojë në drejtimin e duhur.
Qendrat e Votimit në Maqedoninë e Veriut do të qëndrojnë hapur deri në orën 19 ndërsa rezultatet paraprake të këtyre dy pale zgjedhjeve pritet të dalin në orët e vona të mesnatës.