Mazzarri komenton shortin e 1/16-ve: Ndaj Barcelona-s do të jetë një sfidë magjepsëse

schedule16:36 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 16:36 - 18 Dhjetor, 2023

Mesditën e kësaj të hëne, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti përcaktues i raundit të 1/16-ve, të UEFA Champions League, short, që vuri përballë njëra-tjetrës, dy ekipe, kampione në fuqi të kampionateve respektive, italianët e Napoli dhe “katalanasit” spanjollë të Barcelona.

Pas hedhjes së shortit, një koment të shkurtër e ka bërë edhe tekniku i “Bluve”, Walter Mazzarri, i cili është shprehur se pavarësisht vështirësisë, për skuadrën e tij kjo do të jetë një përballje magjepsëse.

“Unë thashë pas ndeshjes ndaj Cagliari që të gjitha skuadrat që u kualifikuan për në fazën e 1/16-ve janë të forta dhe për këtë arsye çdo çift do të ishte i vështirë, veçanërisht ky kundër Barcelona-s. Për Napoli-n do të jetë një sfidë magjepsëse”,- u shpreh tekniku i kampionëve në fuqi të Italisë. /i.m /abcnews.al