Mazrekaj: Duro insistoi të vija te Laçi, mund të bëhem lideri i ekipit

schedule16:26 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 16:26 - 5 Dhjetor, 2020

Mentor Mazrekaj zgjodhi Laçin këtë sezon dhe me kalimin e kohës po e merr veten. Ka kohë pa luajtur, kualiteti dhe inteligjenca nuk i mungon, por i duhet punë dhe minuta për t’u kthyer lojtari fantastik që ka qenë te Partizani.

31-vjeçari zbulon për Supersport se e bindi Shpëtim Duro të shkonte te Laçi, teksa shpjegon se pse vendosi të rikthehet në Kategorinë Superiore. “Kam patur një kohë të gjatë pa luajtur, nuk kisha mendje të filloja të luaja futboll. Fillova avash me Cungun dy ndeshje nga 10 minuta. Këtë ndeshje luajta 45 minuta. Nuk e kuptoj pse nuk po na ecën, besoj se jemi në ngërç, por do zhbllokohemi.

Është një Andi Hasani, ai që ka bërë ‘no Mença no party’. Në Shqipëri më duan shumë, besoj se mund të kthehem, por t’ia lëmë kohës. Ishte kërkesë e profesorit Duro, se kisha menduar se do vija këtu. Ai më tha shko atje

Mendoj se kam ardhur në Shqipëri për të ndryshuar imazhin tim që kanë njerëzit, se dinë pse e kanë. Është e vështirë ky problemi i liderëve te Laçi. Po të luaj akoma më shumë, mund të bëhem lider. Derbi? Ishte ndeshje e vakët, ngarkohen shumë lojtarët në këtë ndeshje dhe ka pak cilësi“, përfundon Mentor Mazrekaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!