Ministri i Shtetit për Pushtetin vendor, Arbjan Mazniku, në një intervistë për “Newsline” theksoi se Bashkia e Tiranës ka miratuar financimin e një shkolle shqiptare në Luginën e Preshevës. Këtë koment ai e bëri teksa u pyet për deklaratën e presidentes së Kosovës se në Luginën e Preshevës po ndodh spastrim etnik nëpërmjet metodave administrative.
“Ne jemi duke i ndihmuar. Vetëm para pak ditësh këshilli bashkiak i Tiranës miratoi financimin e një shkolle të re në Luginë dhe besoj se ka mënyra se si ne mund të bashkëpunojmë që të mos shkojmë në këto lloj situatash. Por unë besoj që shumë fort që duhet të largohemi edhe nga mentaliteti që ta quajmë veten si viktima.
Duhet të jemi në rolin aktiv për t’i përmirësuar gjërat në të gjithë zonat ku jetojmë shqiptarët, për të rritur shkëmbimet ekonomike, për t’ju gjendur këtyre njerëzve. Ashtu si një qytet si Tirana po gjendet nëpërmjet mbështetjes me një shkollë, besoj se secila prej shteteve, mund të bëjnë më shumë për t’iu gjendur këtyre njerëzve.“, theksoi Mazniku./abcnews.al