Mazniku: Projekte të reja për zhvillimin e Tiranës

schedule20:00 - 1 Qershor, 2019

schedule 20:00 - 1 Qershor, 2019

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku në një interviste për Abc News ka theksuar se Bashkia e Tiranës në katër vitet e para ka sjell një zhvillim të madh në kryeqytet, me projekte të rëndësishme që pritet të vijojnë dhe në katër vitet e ardhshme.

Ai theksoi se Tirana ka pasur një zhvillim ekonomik në vitin 2017 prej 8.5%

Sipas tij, do ishte e udhës që në garën për Bashkinë e Tiranës të merrte pjesë dhe opozita jashtë kuvendit, për të pasur një debat programor mbi ecurinë e kryeqytetit.

“Unë besoj që do të kishte qenë ideale të kishim pasur zgjedhje normale dhe një diskutim të mirëfilltë dhe të validohej axhenda në politike e partive në mënyrë korrekte. Pavarësisht garës, se si do jetë ajo, ne kemi një inventar të mirë të punës që është bërë në qytetin e Tiranës gjatë këtyre katër viteve, duke bërë një krahasim me katër vitet e mëparshme”, tha Mazniku.

“Qyteti ka marrë një hov zhvillimi të rëndësishëm gjatë këtyre katër viteve me një projekte shumë të rëndësishme, si “Pazari i Ri”, Sheshi “Skënderbe”, “Bulevardi i Ri”, ndërtimi i 15  shkolla të reja, 17 janë në ndërtim e sipër. Ka nisur punimi dhe ndërtimi e strukturimi i çdo lagje. Kemi bërë dy fushata të mëdha mbjellje dhe qyteti po lëviz me energji të re dhe sipas INSTAT, në vitin 2017 ekonomia e Tiranës është rritur me 8.5%, një rritje shumë e madhe ekonomisë së qytetit. Nëse në të gjithë vendin kemi rritje 3.9%- 4%, në Tiranë rritja ishte 8.5%”, nënvizoi Mazniku.

Sa i takon projekteve, ai shtoi se “janë një mori shumë e madhe punësh që janë në vijim dhe janë një seri projektesh që do nisin dhe do realizohen brenda katër viteve të ardhshme. Përshembull Piramida, ku nuk do të kemi thjesht një ristrukturim ndërtese, por do të kemi një ndërhyrje dhe një kthim të saj në një qendër të zhvillimit teknologjik për të rinj e fëmijë të moshës nga 12-18 vjeç, e cila synon të kthehet një pol i rëndësishëm të zhvillimi të qytetit, duke qenë një kryeqytet konkurruese. Të gjithë e dimë se në 50 vitet e ardhshme do kemi profesione të reja, që sot ende si dimë si do jenë dhe do lidhen totalisht me teknologjinë, robotikën dhe ne si qytet duhet të jemi avanguard në këtë drejtim”, tha Mazniku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!