“Mazhoranca u detyrua të ulej në tryezë”/ Dhurata Çupi: Për reformën zgjedhore, ulen palët më të mëdha

schedule21:04 - 1 Prill, 2024

schedule 21:04 - 1 Prill, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë se mazhoranca u detyrua të ulet në tryezë me opozitën për t’u dakordësuar për ngritjen e dy komisioneve hetimore, pasi opozita i qëndroi protestës së saj 6 mujore.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se ka një lloj tradite në politikën shqiptare, ku për reformën zgjedhore, në bisedime ulen dy palët më të mëdha politike.

“Mazhoranca u detyrua të ulej me opozitën, për shkak se ne i qëndruam protestës sonë 6 mujore. Le të jemi të drejtpërdrejtë dhe realistë. Ne i qëndruam protestës sonë që nga muaji tetor, kërkuam komisionet hetimore, reformën zgjedhore, të drejtat tona si grupi më i madh opozitar dhe mazhoranca u detyrua të ulej, sepse konstatoi që nuk ka zgjidhje tjetër. Kërkonim komisionet hetimore, një e drejtë kushtetuese. Jemi një grup prej 51 deputetësh, që i kishim kërkuar me shkresë kryetares së Parlamentit që grupi më i madh opozitar kërkon ngritjen e komisioneve hetimore. Ne kërkonim përfaqësimin tonë në reformën zgjedhore. Ka një traditë për reformën zgjedhore, ulen palët më të mëdha. Ne jemi mbedhur vetëm një herë. Mbledhjen e radhës e kemi ditën e premte.

Reforma kryesore është reforma zgjedhore, reforma që do të diskutohet në komision, është reforma zgjedhore, me prioritet absolut. U detyrua mazhoranca, sepse në zgjedhje do të dalë Partia Socialiste me opozitën më të madhe. Nuk e ka reformën në drejtësi ky komision. Reforma në drejtësi është në një komision, ka mbi një vit. Reforma në drejtësi, ka mbi 1 vit që po punohet me ekspertët, mbi problematikat që kanë dalë gjatë implementimit të reformës në drejtësi. Kemi përfunduar një draft dhe ua kemi dërguar partnerëve ndëkombëtarë për mendimin final”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!