Mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, dhe në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, 35.2 përqind e të anketuarve janë të bindur se SPAK nuk ka asnjë provë shtesë për të ashpërsuar masën e sigurisë.
15.4 përqind kritikojnë SPAK se kaloi kufirin e pushtetit gjyqësor duke ndërhyrë në atë ekzekutiv.
Por edhe ata të cilët mendonin se Kuvendi duhet të autorizonte heqjen e imunitetit, ndahen. Shumica e tyre, 31.2% janë për të mbështetur SPAK, kurse një pakicë 18.2%, elektorat demokrat, i besojnë tezës së Sali berishës se “Rama mbrojti veten, jo Ballukun”.
Kampioni për këtë sondazh është 1350 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%/abcnews.al


