Mazhoranca: I qëndrojmë marrëveshjes, Kodin e Ri zgjedhor e votojmë më 23 korrik

schedule15:51 - 9 Korrik, 2020

schedule 15:51 - 9 Korrik, 2020

Mazhoranca nuk ndryshon qëndrim sa i takon marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Gazetarja Esiona Konomi ka zbardhur detaje nga mbledhje e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Burime bëjnë me dije se socialistët nuk lëvizin nga marrëveshja e nënshkruar në datë 5 qershor.

Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare, kjo marrëveshje do të prezantohet në Komisionin e Ligjeve, dhe do të hidhet në votim në datë 23 korrik.

Ata thonë se respektojnë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e Reformës Zgjedhore në Shqipëri.

Kjo e fundit e ka kushtëzuar votën e saj me hapjen e listave në procesin zgjedhor. PS ka shprehur gatishmërinë për ta hedhur në diskutim këtë pikë, por ka qenë PD e cila ka dalë kundër saj në një deklaratë të bërë publike ditën e sotme.

Sipas PD-së, ky hap është një alibi e Ramës që synon të vonojë votimin e marrëveshjes së datës 5 qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!