Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë, miratohen dy marrëveshjet me Britaninë e Madhe

schedule12:42 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 12:42 - 16 Dhjetor, 2021

Janë miratuar në Kuvend dy marrëveshjet me Britaninë e Madhe për sa i përket ekstradimit të emigrantëve të paligjshëm dhe të dënuarve.

Marrëveshja për pranimin e emigrantëve të paligjshëm është miratuar me 82 vota pra ndërsa vetëm 2 deputetë kanë abstenuar.

Ndërkohë marrëveshja për ekstradimin e personave të dënuar në Britaninë e Madhe është kaluar me 95 vota pro dhe asnjë kundër.

Ajo që vihet re është se bashkë me mazhorancën dakord me këto marrëveshje kanë qenë edhe deputetët e opozitës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!