Maya Jama dhe Stormzy mesa duket janë sërish bashkë. Ish-çifti, të cilët ishin bashkë prej katër vitesh derisa u ndanë në vitin 2019, këtë fundjavë kanë qenë me pushime në Greqi.
Fansat e kuptuan se ata po shijonin pushimet së bashku pasi postuan foto dhe video në rrjetet sociale nga i njëjti resort në Egje.
Më vonë u raportua se reperi 30-vjeçar kishte fluturuar për t’u takuar me prezantuesen e ‘Love Island’, 29-vjeçare, në një avion privat për të shijuar qëndrimin e tyre luksoz prej 2700 £ për natën në kompleksin Peloponezian Amanzoe.
Maya Jama and Stormzy in Greece. pic.twitter.com/xO7QSwBint
— @21metgala (@21metgala) August 27, 2023
Një burim më vonë pohoi se pushimet e çiftit në Greqi është dhurata romantike e ditëlindjes së Stormzy për Jama, e cila mbushi 29 vjeç në fillim të këtij muaji.
Gjithashtu, Daily Mail ka publikuar disa fotografi që tregojnë çiftin duke ecur dorë për dore./abcnews.al