May përgënjeshtron skenarët apokaliptikë pas Brexit

schedule11:35 - 6 Qershor, 2018

schedule 11:35 - 6 Qershor, 2018

Kryeministrja britanike Tereza Mej, përgënjeshtroi me anë të zëdhënësit të saj, skenaret apokaliptike të publikuara të dielën, ku parashikohej një kolaps ekonomik për vendin, nëse Britania e Madhe do të dilte nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.

Absolutisht false. Me këto fjalë zëdhënësi i kryeministres britanike Tereza Mei, hodhi poshtë skenaret apokaliptike të paralajmëruara nga funksionarë të lartë të ministrisë për Brexit dhe të publikuara nga Sunday Times, në rast se Britania e Madhe do të dilte nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje. Sipas të përjavshmes britanike viktima e parë e kolapsit do të ishte porti i Dover në 29 mars 2019; ndërsa supermarketet në Skoci do të mbeteshin pa ushqime Brenda 48 orëve. Brenda disa javësh spitalet do të mbeteshin pa ilaçe dhe karburanti do të mbaronte. Por zëdhënësi i kryeministres britanike u shpreh qartë se asgjë nga këto nuk do të ndodhte, dhe se qeveria është e përgatitur ndaj cdo të parpiture. Gjithashtu ai konfirmoi se po punohet në interes të të dyja palëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!