Kryeministrja britanike, Tereza Mej ka dënuar veprimet e presidentit amerikan, Donald Trump i cili shpërndau tre video që tregojnë akte dhune nga muslimanë radikalë. Megjithë kritikat, Londra bëri me dije se vizita e Trump në Mbretërinë e Bashkuara nuk do të anulohet.
Ka ngjallur mjaft polemika mkë veprim i presidentit amerikan, Donald Trump, pasi ky i fundit shpërndau në profilin e tij zyrtar në tuiter 3 video me përmbajtje dhunë nga radikalët islamikë. Imazhet fillimisht ishin publikuar nga Jayda Fransen, numri dy i grupit ekstremist Britanik.
Për këtë ka ardhur një reagim nga kryeministrja Tereza Mej. Zyra e shefes së qeverisë së Londrës me anë të një zëdhënësi, ka dënuar sjelljen e fundit të Donald Trump. “Është e gabuar për një president të bëjë këtë”, tha zëdhënësi i kryeministres. Megjithatë bëri me dije se vizita e planifikuar e presidentit amerikanë për në Mbretërinë e Bashkuara do të zhvillohet.
“SHBA është ndër ndër aleatët tanë më të vjetër dhe më të ngushtë. Një ftesë për një vizitë shtetërore është dërguar dhe pranuar”, shtoi ai. Ndërsa më tej nënvizon: “Qytetarët britanikë kundërshtojnë në shumicë retorikën e paragjykimit të së djathtës ekstreme e cila është antiteza e vlerave që ky vend përfaqëson – mirësjellje, tolerancë dhe respekt”.
Videjo e parë, paraqet një emigrant mysliman që godet dhe sulmon brutalisht një djalë holandez qe ishte me paterica. Tek videoja e dytë, shfaqet një burrë me mjekër i cili përplas në tokë një statujë të Virgjereshës Mari, pranë tij një tjeter person qesh me veprimin. Në filmimin e fundit, paraqiten disa persona me fytyra të mbuluara dhe me flamuj te zinj në duar te ngjashem me ata të ISIS. Ata rrethojnë një djalë te cilin e hedhin nga nje lartesi, e më pas e dhunojnë për vdekje./abcnews.al