Mavraj: Keqardhje për mungesën, do jem tifozi i parë i kombëtares

schedule14:10 - 10 Nëntor, 2019

schedule 14:10 - 10 Nëntor, 2019

Mërgim Mavraj mungoi në ndeshjet e mëparshme me Turqinë dhe Moldavinë, pasi bëri një ndërhyrje në krah. Së fundmi ai ka humbur edhe takimet me Andorrën dhe Francën, sërish për shkak të një dëmtimi.

Qendërmbrojtësi ka një problem në shpatull dhe në fundjavë nuk u aktivizua as me Greuther Furth në Bundesliga 2. Mavraj shpreh keqardhjen e tij për këtë mungesë, teksa në llogarinë e tij në “Instagram” ka bërë një postim.

“Caktim i Zotit! Një tjetër dëmtim, këtë herë në shpatull, më detyron të mungoj në ndeshjet mbyllëse të edicionit eliminator me Kombëtaren dhe me vjen keq që nuk do të mund të jap kontributin tim dhe të jem mes jush në përurimin e stadiumit të ri kombëtar. Por, si gjithmonë jam tifozi i parë kudo që të jem, shkruan Mavraj. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B4r5Df8I6Yt/?utm_source=ig_web_copy_link