Mauro Icardi te PSG? Gazetari italian zbulon vendimin e sulmuesit

schedule11:39 - 3 Prill, 2020

schedule 11:39 - 3 Prill, 2020

Mauro Icardi e ka marrë vendimin e tij në lidhje me të ardhmen te PSG. Sulmuesi argjentinas kishte përfshirë në kontratë një klauzolë ku do të ishte ai personi që do ta merrte vendimin përfundimtar. Pa dëshirën e tij francezët nuk mund ta paguanin klauzolën e transferimit të tij.

PSG dëshironte ta blinte sulmuesin, por së fundmi raportohet se ai ka pasur një takim me drejtorin sportiv Leonardo. Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, Icardi dhe Wanda Nara i kanë shprehur vullnetin për të mos qëndruar te PSG brazilianit.

Kështu klubi francez ka ndaluar bisedimet me Interin. Sulmuesi me shumë mundësi nuk do të rrijë te zikaltrit, që nga ana tjetër duan ta shesin atë për të mos pasur probleme si në të shkuarën. Juventusi është opsioni më i lakuar, por gjithçka varet nga shuma që bardhezinjtë do të ofrojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!