Mauricio Pochettino është parë në stadiumin Camp Nou gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Villarrealit. Ndeshja përfundoi 3-0 në favor të katalanasve.
Trajneri argjentinas u ftua nga Blaugrana për ta ndjekur ndeshjen nga tribuna. Ai është pa punë që nga korriku, pasi u shkarkua nga PSG.
Është kurioze që Pochettino mbërriti pikërisht në momentin kur një valë kritikash ra mbi Barcelonën, pas një sërë paraqitjesh katastrofike.
Më parë, Xavi tha se mund të largohej nga posti i tij nëse skuadra dështon sezonin.
Gjithsesi, nuk është e sigurt që Pochettino do të jetë favoriti kryesor për postin e trajnerit të Barcelonës. Emërimi i Thomas Tuchel duket si një opsion po aq tërheqës. Prandaj, ka të ngjarë që Pochettino vendosi të shikojë vetëm futboll të mirë. /G.D abcnews.al/