Sot mijëra maturantë i janë drejtuar bankave për provimin e lëndës së Matematikës. Gazetari Maksi Rama tha për “ABC News” se për shkak të pandemisë është zbatuar protokolli i sigurisë të cilëve iu është matur temperatura.
Pas zbatimit të protokollit maturantët kanë hyrë në sallat e provime. Në çdo sallë provimi nuk ka më shumë se 10 maturantë.
Kujtojmë që ato ditën e djeshme kanë protestuar për të pasur një rivlerësim për provimin e Gjuhë Letërsisë.
Tashmë provimi është bërë 2 orë e 30 minuta. Ata kanë premtuar që pasi të mbarojnë provimin e Matematikës do ti rikthehen sërish protestës te Ministria e Arsimit./abcnews.al

