Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maturantët në Durrës hedhin kapelet në oborrin e shkollës: Çfarë na mësoi pandemia

schedule20:26 - 1 Qershor, 2020

schedule 20:26 - 1 Qershor, 2020

Koronavirusi ndryshoi këtë vit rregullat e jetesës, duke nisur që nga nevojat më minimale e deri tek ato më jetiket.

Pjesë e këtyre ndryshimeve ishin edhe maturantët të cilët si asnjëherë më parë, përpos ndryshimit të modulit mësimor apo edhe provimeve, u privuan nga një ceremoni diplomimi dhe mbrëmje matyre në ambient të mbyllur.

Por duket se disa prej tyre, dritat, fustanet dhe ceremonitë me protokolle kanë zgjedhur ta zëvendësojnë me organizime mjaft të thjeshta.

Disa prej tyre, maturantë në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës tregojnë për Abcnews.al se si festuan bashkë me shokët dhe shoqet.

Me një ceremoni të thjeshtë të ideuar nga mësuesja kujdestare, ditën e djeshme ata veshën pelerinat dhe hodhën kapelet, duke finalizuar kështu rrugëtimin e përbashkët për t’i hapur rrugën hapjes së rrugëve të jetës.

Ata tregojnë se kjo formë e të festuarit ishte më bukur se çdo ceremoni që mund të kishin ideuar përgjatë këtyre tre viteve, dhe në fund të këtij izolimi dalin me një dëshirë për të çuar deri në fund ato që mbeten pezull./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!