Maturantët i nënshtrohen testit të matematikës

schedule16:20 - 17 Qershor, 2019

schedule 16:20 - 17 Qershor, 2019

Maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar testit të Matematikes. Teza sipas gjimnazistëve në Tiranë ishte e një niveli mesatar.

Zgjidhjet e ushtrimeve kanë vijuar t’i marrin kohë dhe pas dorëzimit të testit, por tashmë maturantët mund t’i diskutojnë me njëri-tjetrin, madje dhe më zë të lartë.

Tek “Qemal Stafa” në Tiranë gjimazistët na tregojnë se teza ishte e një niveli mesatar, ndërsa masat e marra për administrimin e provimit ishin të rrepta.

Më herët 36 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar testit të gjuhës së huaj dhe atij të gjuhës shqipe e letërsisë. Përgjigjet e tyre ende nuk kanë dalë. Ndërkohë për të mbyllur Maturën Shtetërore pas gjashtë ditësh maturantët duhet të japin dhe testin e lëndës me zgjedhje. /ABC News Albania 24/7