Maturantët futen në provimin e fundit, nuk pati as bojkot edhe as protestë: Niveli mesatar

schedule15:37 - 15 Qershor, 2021

schedule 15:37 - 15 Qershor, 2021

Nuk pati as bojkot dhe as protestë.

Ndryshe nga sa kishin paralajmëruar maturantët iu nënshtruan provimit të fundit të maturës shtetërore. Nga testi i lëndëve me zgjedhje dolën më entuziastë se nga ai i matematikës. Teza sipas shumë prej tyre ishte e një niveli mesatarë ndonëse nuk munguan as pyetjet e vështira.

“Unë kisha lëndë me zgjedhje biologjinë. Ishte një test mesatar, kishte edhe pyetje të vështira…Nuk kishte lidhje me atë të matematikës, e kishin lehtësuar,” thotë një prej nxënësve.

Me provimin e lëndëve me zgjedhje maturantët mbyllin  vitet e gjimnazit dhe shumë prej tyre bëhen gati për në universitet.

Ndërkohë janë në pritje të rezultateve të tre provimeve të para,  gjuhës së huaj, asaj shqipe e letërsisë dhe matematikës që tre ditë me radhë i nxori nëpër sheshe. Protesta këto që detyruan ministren e Arsimit t’u premtojë uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë. /abcnews.al/