Maturantët duan të ikin, aplikuan për studime jashtë rreth 3 mijë nxënës

schedule14:39 - 9 Korrik, 2022

schedule 14:39 - 9 Korrik, 2022

Zgjedhja e universitetit është një nga dilemat e të rinjve pas përfundimit të gjimnazit.

Rreth 1/3  e maturantëve  këtë vit kanë shprehur dëshirën të studiojnë jashtë Shqipërisë ende pa dhënë provimet e maturës.

“Formularin A1 e kanë plotësuar 11 mijë maturantë, gjatë plotësimit kanë zgjedhur opsionin që duan të studiojnë jashtë vendit. Pak a shumë dhe vitin e kaluar ka qene e njëjta prirje. Në gjykimin tim kjo nuk është shifra reale e maturantëve që duan të vijojnë studimet jashtë vendit pasi një pjesë e madhe e tyre e zgjedhin për efekt që ta kenë 2-3 javë më para diplomën.”

Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimit në Qendrën e Shërbimeve Arsimore Agim Aliaj i referohet aplikimeve në universitetet jashtë vendit  të një viti më parë.

Ky proces vjen pas atij të legalizimit të dokumenteve të shkollës së mesme që ka nisur prej 1 korrikut.

“Kryejmë procesin tjetër të legalizimit të dokumenteve të përfundimit të arsimit të mesëm të lartë,  ku përfshihet diploma e maturës shtetërore dhe certifikata e notave të shkollës së mesme dhe të dy këto dokumente dëshmojnë përfundimin me sukses të shkollës.  Referuar të dhënave që ne disponojmë për sa i përket numrit të aplikimeve variojnë rreth 3 mijë aplikime.”

Ndër  universitetet më të pëlqyera nga të rinjtë janë ato gjermane, britanike, italiane dhe  turke.

Këtë vit morën diplomën e shkollës së mesme në vendin tonë rreth 29  mijë maturantë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!