Matuidi: Nuk dua të ofendoj PSG, por te Juventusi fitoj Champions League

schedule18:57 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 18:57 - 20 Dhjetor, 2019

Blaise Matuidi u largua nga PSG verën e vitit 2017 dhe u transferua në Serie A te Juventusi. Mesfushori francez zbulon shkakun e një lëvizje të tillë në një prononcim për RMC Sport dhe gjithçka ka lidhje me shanset për të korrur sukses në Europë.

Mesfushori 32-vjeçar fitoi Botërorin verën e vitit të kaluar me Francën dhe tani shpreson të ngrejë lart edhe trofeun e Champions League. Kontrata me bardhezinjtë i përfundon në fund të këtij sezoni, por ka ende kohë për të diskutuar rinovimin.

Transferimi te Juventusi ishte një hap para në karrierën time, pa dashur të ofendoj PSG që është një klub i madh. Bardhezinjtë i përshtaten karakteristikave të mia, këtu ekziston gjithçka për të dhënë më të mirën time. Dua të fitoj Champions League dhe te Juventusi kjo mund ta realizoj këtë ambicie“, përfundon Matuidi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!