“Nuk e shoh Toni Kroos si titullar tek ekipi kombëtar“, u shpreh Lothar Matthaus. Legjenda e futbollit gjerman është një tip që krijon gjithmonë polemika me deklaratat e tij të drejtpërdrejta.
I menjëhershëm reagimi i mesfushorit të Real Madrid, një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Pancerave”, të cilët debutojnë në Euro 2020 kundër Francës (15 qershor).
“Ndoshta duhet t’i marr si sinjal pozitiv fjalët e Matthaus. Gjermania është e mbushur me ekspertë, gjatë Europianit do të shtohet numri i tyre.
Do rraskapitesha nëse do të lexoja formacionet ideale të gjithë këtyre mjeshtrave. Çdokush mund të bëjë formacionin që dëshiron.
Unë jam pjesë e kombëtares prej 11 vitesh dhe nuk jam marrë kurrë me formacionin. Unë di se çfarë mund t’i jap skuadrës. Është gjë e mirë që kemi kaq shumë mesfushorë të mirë, por në fund vendos Low“, deklaroi Kroos. /abcnews.al