Matthaus “kritik” ndaj Kombëtares gjermane: Realiteti dhemb, ndaj Kolumbisë nuk bëmë dot as pasimet elementare

schedule19:16 - 22 Qershor, 2023

schedule 19:16 - 22 Qershor, 2023

Pas eleminimit që në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror në Katar, Kombëtarja gjermane, nuk ka ndaluar së “zhgënjyeri” tifozët e saj e kësaj here u mund në 2 miqësore radhazi, fillimisht ndaj Polonisë me rezultatin 0 me 1 e më pas ndaj Kolumbisë me rezultatin 0 me 2.

Për performancat e Kombëtares disa fjalë i ka thënë dhe ish-mesfushori i Kombëtares, Lothar Matthaus, i cili kritikë kryesore kishte mungesën e pasimeve të sakta, por dhe të krijimit të lojës.

“Më vjen keq të pranoj si një personazh, i cili ka kontribuar për fanellën e Gjermanisë, por realiteti dhemb dhe ne duhet të jetojmë me të.

Në duelin karshi Kolumbisë ekipi ynë nuk konkretizoi dot as pasimet elementare. Besimi është zhdukur si koncept në kontingjentin e Flick. Rendimenti i ulët ishte pikërisht arsyeja se përse rivalët evidentohen si më superiorë, jo se forca e Kolumbisë apo Polonisë është mbizotëruese”,- u shpreh ish-fituesi i “Topit të Artë”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!