Mattarella i jep mandatin për krijimin e qeverisë Casellati-t

schedule13:30 - 18 Prill, 2018

schedule 13:30 - 18 Prill, 2018

Mandati për krijimin e qeverisë së re italiane tashmë është në duart e presidentes së senatit Kaselati, e cila do të duhej të raportojë të premten në presidencë nëse do të ketë një koalicion qeverisës mes qendrës së djathtë dhe Lëvizjes Pesë Yjet.

Presidenti i Italisë, Serxho Mattarella, i ka dorëzuar Presidentes së senatit Maria Casellati, mandatin eksplorues për krijimin e qeverisë së re. Kaselati duhet të raportojë të premten në presidencë rreth mundësisë për një koalicion qeverisës mes qendrës së djathtë dhe Lëvizjes Pesë Yjet. Para mediave, ajo u shpreh se e kishte marrë përsipër këtë detyrë me të njëjtën përgjegjësi që mori dhe atë të presidencës së senatit italian.

Mandati eksplorues konsiston në faktin se tashmë Kaselati ka për detyrë të verifikojë ekzistencën e një mazhorance parlamentare mes partive të koalicionit të qendrës së djathtë dhe Lëvizjes Pesë Yjet. Njëkohësisht duhet dhe të konfirmojë marrëveshjen mes palëve për emrin e kryeministrit të ri i cili do të krijojë më pas dhe qeverinë.

Casellati nga ana e saj ka premtuar se cdo gjë do të mbyllet brenda pak orësh. Lega e Mateo Salvinit, pjesë e koalicionit të qendrës së djathtë, me anë të një deklarate për shtyp u shpreh se dhënia e mandatit për Kaselatin është një hap pozitiv pasi perimetri i një qeverie qendra e djathtë dhe lëvizja me pesë yje është ajo që dhe ka zgjedhur populli Italian. “Lega është gati të qeverisë menjëherë mjafton që palët të mos grinden më me njëra tjetrën”, përfundon deklarata për shtyp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!