Matrix/ Leka: Komunikimi mes Europol dhe SPAK është vendosur. Karamuço: Serverat do të japin shumë të dhëna

schedule20:38 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 20:38 - 4 Dhjetor, 2024

Gazetari Ervin Leka u shpreh për ‘Real Story’ se aplikacioni Matrix do të kompletojë shumë dosje të Spak. Sipas tij, komunikimi mes Spak dhe Europol është vendosur.

“Aplikacioni është ç’koduar nga Europol përpara 3 muajve. Është e natyrshme që kontaktet e para mes Europol dhe Spak tashmë janë vendosur. Spak mund ti ketë kërkuar që sot që të sjellë të dhëna. Një pronar shkille që kërkohet nga Suel çela për ti bërë një atentat që dështoi. Aty flitet jo vetëm detaje dhe pagesa, por edhe të dhëna për atentatin që dështoi, spaku ka një rrugë të shtruar për këtë çështje. Materialet e matrix do të kompletojnë dosjet.”

Eksperti Karamuço përmendi se Europol ka nisur hetimet shumë kohë më parë dhe se serverat kanë rezervuar shumë mesazhe.

“Është treguar i kujdesshëm eruopol sepse hetimet janë kryer më herët, laboratorët janë vënë në punë shumë kohë më parë që nga vrasja e gazetarit në holandë. Nuk thotë servera, sepse serverat janë kryesor, mesazhet kapen në servera. Nëse ka siguruar serverat, bëhet fjalë për shumë të dhëna.” – u shpreh ai për ‘Real Story’. / abcnews.al