MatoLale i kundërpërgjigjet Noizy-t, hedh akuza të forta ndaj tij

schedule11:27 - 8 Mars, 2021

schedule 11:27 - 8 Mars, 2021

Një ditë më parë, MatoLale publikoi projektin më të ri që ishte një diss i haour ndaj Noizy-t. Në këngë ai shprehej se pranonte mbështetjen që i ka dhënë Noizy në fillimet e karrierës por shtonte se nuk e priste një diss nga ana e tij.

Ndër të tjera, e cilësonte reperin si egoist ndërsa nuk i lë pa i përmendur dhe mikun e tij më të mirë, Varrosin. “Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, shprehet ndër të tjera MatoLale.

LEXO EDHE: “Kush më del kundra, përfundon tek të shumtit”, Noizy i përgjigjet diss-it të MatoLale-s

Ndërkohë, nuk vonoi dhe përgjigjja e Noizyt kundrejt tij ku i përmendte faktin se mori famë prej tij dhe se do t’i harrohej emri ashtu si të tjerët që kanë dalë kundra tij. Ndërkohë MatoLale i është përgjigjur me komentet e fansave të Noizy-t, që kanë dalë në mbështetje të tij. Më tej, ai ka hedhur akuza ndaj tij duke thënë se nuk i ka ardhur në ndihmë Varrosit në momentin më të vështirë të tij.

“Ti gangster ke lënë Varrosin me dy plumba në bark dhe ke shku t’u dhënë koncerte e t’u festu ditëlindjen. Rëndësi kanë lekët varja shokut. Dhe atë të shokut tim unë e kam dhuratë nga ty e kam pagujt shumëfish atë famë që më ke ‘dhënë’ ti. Dhe ‘hasëm’ me gjithë estradën prej teje. Suksese në jetë”, shkruan reperi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!