Matni saktë dhe kontrolloni Tensionin, që të jetoni gjatë dhe shëndetshëm

schedule16:06 - 17 Maj, 2022

schedule 16:06 - 17 Maj, 2022

17 Maj është dita Botërore e ndërgjegjësimit ndaj Hipertensionit dhe për këtë vit slogani është “Matni saktë dhe kontrolloni Tensionin, që të jetoni gjatë dhe shëndetshëm”. Synimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës kudo në botë mbi rëndësinë e kryerjes së kontrollove të rregullta të Tensionit si mënyra më e mirë për një jetë cilësore & të shëndetshme,
Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut ndodh kur presioni i gjakut rritet në një nivel jo të shëndetshëm.

Sipas statistikave botërore vlerësohet se, 26% e popullsisë në botë vuan nga Hipertensioni dhe prevalenca pritet të rritet me 29% deri në vitin 2025.Ndërsa, ne nivel Europian, vlerësohet se kjo sëmundje prek rreth 30-45% të popullatës.

Mendohet se në pjesën më të madhe të rasteve shkak i Hipertensionit është një çrregullim në nivel qelizor që shfaqet me kalimin e moshës.

Prandaj është shumë e rëndësishme të jemi të vëmendshëm dhe të njohim në kohë simptomat dhe shenjat që paralajmërojnë prezencën e kësaj patologjie.
Nëse përjetoni shqetësime të tipit:

⚠️Dhimje të fortë koke
⚠️Lodhje dhe konfuzion
⚠️Probleme me shikimin
⚠️Dhimbje gjoksi
⚠️Vështirësi në frymëmarrje
⚠️Rrahje të çrregullta zemre
⚠️Gjak në urinë
⚠️ “ Goditje” në kraharor, qafë apo vesh

…..atëherë, me shumë gjasë mund të jeni përpara një krize hipertensive, me pasojë goditje në zemër ose tru, ndaj është me rëndësi vitale të kontaktoni urgjentisht mjekun kardiolog.

Prandaj edhe Spitali Hygeia në këtë ditë solidarizohet duke ofruar edhe paketën e kontrollit të zemrës me çmim ofertë prej 5.000 lekë ku përfshihen ekzaminimet:

  • Vizitë kardiologu
  • Eko Kardiake
  • Stress Test
  • EKG

Departamenti i Kardiologjisë Hygeia
️: 04 23 90 000