Nemanja Matic do të largohet nga Manchester United, pasi i përfundon kontrata në fund të qershorit dhe palët nuk kanë rënë dakort.
Mesfushori që do të transferohet te Roma me parametra zero, duke bërë një përforcim të rëndësishëm për formacionin e Jose Mourinhos.
Serbi u bashkua me United në verën e 2017-ës, megjithatë këtë sezon nuk kaloi periudhën më të mirë të mundshme në karrierën e tij, pasi në 13 ndeshje në Premier League ka dhënë vetëm 4 asiste, teksa rrugën drejt rrjetës gjatë këtij edicioni nuk ia doli ta gjente. /f.a/abcnews.al