Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Matëse energjie, brenda vitit të ardhshëm”/ Rama: Objektivi strategjik, Shqipëria eksportues neto

schedule11:37 - 10 Nëntor, 2025

schedule 11:37 - 10 Nëntor, 2025

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë marrë pjesë në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”

Një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm. Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”, ka mbajtur edhe fjalën e tij.

Rama tha se objektivi kryesor është që Shqipëria të jetë eksportues neto dhe të mos jetë e varur nga luhatjet katastrofike që sjellin në tregun energjetik krizat.

“Kemi nisur punën për të ngritur në Shqipëri një datacentër të fjalës së fundit edhe pse është me KESH jo drejtpërdrejt me OSHEE, është në inovacion që shkon në drejtimin që fola. Jemi në një proces ku po ecim edhe me interkonjeksionin, projekti madhor kombëtar që faktikisht do ta realizojmë si pjesë të një partneriteti strategjik me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara. Këtu vjen objektivi ynë për ta kthyer Shqipërinë nga një vend në humnerë në një vend eksportues neto të energjisë elektrike”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!