Materialet zgjedhore në Elbasan/ Nis shpërndarja në KZAZ 48, 50 dhe 51

schedule16:01 - 10 Maj, 2025

schedule 16:01 - 10 Maj, 2025

Ka nisur në Elbasan shpërndarja e materialeve zgjedhore, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Elbasani prodhon 14 mandate në këto zgjedhje, në 511 qendra votimi.

Procesi ka vijuar i qetë.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!