Material special dhe vlerë e çmendur, ju prezantojmë “perlën” Bentley Bacalar

schedule15:10 - 4 Mars, 2020

schedule 15:10 - 4 Mars, 2020

Bentley ka prezantuar Mulliner Bacalar, një makinë kabriolet me vlerë 2 milionë dollarë.

Pjesa e brendshme e makinës është e përbërë nga druri i pemëve 5 mijë vjeçare.

“Vetëm 12 nga këto makina do të prodhohen”, tha Bentley shkruan CNBC

Kompania kishte planikuar të ekspozonte makinën në Geneva Motor Show, që duhej të hapej të enjten, por eventi u anulua për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Kështu Bentley zgjodhi që ta prezantonte makinën online.

Bacalar është një Barchetta, një lloj makine e hapur. Pra në rast shiu, Bacalari do të bënte mirë të rrinte në garazh.

Makina ka 650 kuaj fuqi dhe një motor me 12 cilindra. Bacalar ka marrë emrin e një liqeni në gadishullin Jukatan të Meksikës, për shkak të bukurisë së tij.  Edhe pse ka disa ngjashmëri me Bentley Continental GTC, Bacalar nuk ka asnjë të përbashkët me të, përveç dorezave të derës./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!