Roma do të jetë në fund të tetorit në “San Siro”, një ndeshje e madhe që nga ky vit do të ketë një kuptim shtesë përveç takimit mes Mourinhos dhe skuadrës që ai drejtoi në tripletën e vitit 2010, do të jetë edhe e Lukakut.
Belgu për herë të parë do të jetë si kundërshtar në stadiumin ku ai luajti për tre vite në total.
“Si do të pritet nga tifozët e Interit? Ai e di këtë, do të jetë një stadium i ashpër për të. Është normale sepse ai tradhtoi njëherë, u fal dhe tradhtoi për herë të dytë. Nëse nuk shkojmë më tej, mendoj se fakti sportive është i gjithë aty. Gjithsesi unë e di që tifozët e Interit nuk janë të ashpër në fjalë pasi ata i dinë pasojat dhe kurrësesi nuk do të bënin diçka për të dëmtuar klubin.
Ajo që bëri Lukaku ishte një turp i vërtetë dhe të kalosh nga një idhull në një nga më të urryerit, është diçka shumë e rëndë për një futbollist profesionist. Shpresoj që ai të mos shënojë kundër Interit, pasi gjërat nuk mendoj se do të shkonin mirë”, është shprehur ish-mbrojtësi italian i Interit dhe fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006./h.ll/abcnews.al