Duke folur për mikrofonat e “DAZN”, ish-mbrojtësi ikonik i Interit dhe i kombëtares së Italisë, Marco Materazzi, ka folur për Milan Skriniar, i destinuar të largohet nga Interi ndoshta në orët e ardhshme.
“Për mendimin tim, kjo situatë ka dy këndvështrime. Ai mund të kishte qenë te PSG që vitin e kaluar ose që në merkaton e verës, dhe askush nuk do të ishte ndikuar kaq shumë sa sot.
Por, në këto ditë, situata është ndryshe. Tifozët e Interit kanë dhuruar shumë dashuri për të, e kanë dashur shumë si lojtar dhe si karakter. Klubi e bëri kapiten të ekipit.
Zgjedhja i takon lojtarit, nuk mund të gjykohet për këtë, por un di të them se ai nuk ka për të gjetur dashurinë e San Siros dhe të tifozerisë zikaltër, nuk ka për ta gjetur kurrë dashurinë e një stadiumi prej 80 mijë tifozësh”, ka përfunduar Materazzi./ h.ll/abcnews.al