Në studion e “ABC-së së Mëngjesit”, Arben Gjata sjell një ide që sfidon kufijtë e të menduarit tradicional: lidhjen mes gjuhës shqipe dhe matematikës universale.
I frymëzuar nga mendimi i Petro Zhejit, ai ndalet tek koncepti i “algoritmit simbolik”, një mënyrë arsyetimi që kërkon kuptime të fshehura përtej fjalëve dhe numrave.
Sipas kësaj qasjeje, realiteti nuk është vetëm i matshëm, por edhe i lexueshëm si një sistem simbolesh. Matematika dhe gjuha nuk janë të ndara, por mund të ndërthuren në mënyra të papritura- thotë ai
Në qendër qëndrojnë konstantet si e, i, raporti i artë φ dhe vargu i Fibonacci-t. Këto nuk shihen thjesht si numra, por si struktura që mund të mbartin edhe kuptime gjuhësore. Hipoteza shkon më tej: a mund të ketë gjuha shqipe një lidhje të veçantë me këto struktura universale?
Kjo ide gjen jehonë në filozofinë hermetike dhe logjikën kabaliste, ku numrat dhe shkronjat janë pjesë e të njëjtit kod i fshehtë. Algoritmi simbolik nuk jep përgjigje përfundimtare, por hap një rrugë kërkimi.
Një rrugë që fton të shohim përtej të dukshmes. Ndoshta, në thelb, universi nuk është vetëm për t’u llogaritur…por edhe për t’u deshifruar./abcnews.al


