“Matchy-matchy” si dy modele, Inis Gjoni publikon foton e ëmbël me të bijën

schedule08:50 - 23 Gusht, 2020

schedule 08:50 - 23 Gusht, 2020

Inis Gjoni është komentuar gjithmonë për bukurinë e saj. Ndonëse është 44 vjeçe, ajo vazhdon të mbetet një ndër personazhet publik më tërheqës. Edhe pse është distancuar nga daljet e shpeshta publike, regjisorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpesh me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Ajo po shijon pushimet në bregdet, e cila nuk ka nguruar të publikojë disa foto edhe në rrjete sociale. Ajo ka pozuar së bashku me vajzën e saj me të njëjtën veshje dhe qëndrim. Përpos 44-vjeçares e cila ka mahnitur sërish ndjekësit me format trupore, vëmendje merr dhe vogëlushja e cila ka trashëguar tiparet e bukura të mamasë së saj.

 

View this post on Instagram

 

#holiday #2020 #relax #happy #love?#sun

A post shared by inisgjoni (@inisgjoni) on

Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e shumta nga fansat, duke komplimentuar nënë e bijë. “Me plot gojën, bukuri natyrale që e zbukuron Instagramin”, ka shkruar një ndjekës krahas fotos. /abcews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!