Në ditën botërore kundër trafikut të qënieve njerëzore, presidenti i Italisë Sergio Matarella u shpreh se emigrantët janë skllevërit e kohëve moderne, dhe se skllavëria është një fenomen që duhet luftuar.
Duhet dënuar çdo formë skllavërie e vjetër apo e re. Në këtë mënyrë kreu i shtetit italian, Sergio Matarella me rastin e ditës botërore kundër trafikut të qënieve njerëzore, theksoi fenomeni i emigracionit është një formë e re skllavërie. Matarella shtoi se asnjë vend nuk ka imunitet ndaj këtij fenomeni.
Presidenti italian konfirmoi dhe shifrat e këtij fenomeni, duke cituar organizatën ndërkombëtare të punës, duke thënë se janë rreth 40 milionë persona, që konsiderohen viktima të skllavërisë. Nga këta rreth 25 milionë detyrohen të bëjnë punë të rënda dhe 15 milionë janë viktima të martesave me detyrim. Shifrat shokuese që kanë detyruar Kombet e Bashkuara që të caktojnë si objektiv eliminimin e trafikut të qënieve njerëzore deri në vitin 20130.
Kreu i shtetit theksoi se për të fituar ndaj këtij fenomeni është i domosdoshëm bashkëpunimi me BE-në, në një moment që ky i fundit të jetë i vetëdijshëm për vlerat dhe përgjegjësitë që ka./abcnews.al