“MasterChef Junior” ndërron jetë në moshën 14-vjeçare

schedule08:25 - 18 Nëntor, 2020

schedule 08:25 - 18 Nëntor, 2020

Ben Watkins, i njohur për garën në “MasterChef Junior”, ka ndërruar jetë pasi nuk ia ka dal të fitojë betejën me kancerin.

Lajmin e ka dhënë familja e tij, duke treguar se Ben po kalonte trajtimin për një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit në Spitalin e Fëmijëve Lurie të Çikagos.

Ai u diagnostikua me një tumor në indet e buta kur ishte vetëm 13 vjeç dhe familja është shprehur se mjekët u kanë thënë se Ben ishte 1 nga vetëm 6 persona në të gjithë botën, të diagnostikuar me sëmundjen e rrallë të quajtur Angiomatoid Fibrous Histiocytoma. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!