Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Master Class në Shqipëri, këshillat e Vjosës për vajzat shqiptare

schedule17:55 - 23 Mars, 2019

schedule 17:55 - 23 Mars, 2019

Make up artistja shqiptare, Vjosa Paçuku, ishte pjesë e emisionit “Thumb” gjatë kësaj puntate. Shumë e njohur në Amerikë, por tani ka vendosur që të realizojë një Master Clas në Shqipëri. Vjosa tregoi se arsyeja pse ka ardhur në Shqipëri është se ka pasur interes.

 “Unë e dua shumë Shqipërinë, por arsyeja e dytë pse doja të vija në Shqipëri është sepse ka pasur interes nëpër Instagram, Facebook. Kështu që unë shkoj aty ku ka interes. Master Class do jetë i madh me shumë bileta. Këtu nuk kam ardhur të bëj shumë biznes. Këtu kam ardhur t’i inspiroj vajzat shqiptare, t’u tregoj që në çdo hap të jetës nëse ka ndonjë mundësi, ëndrra t’u shkojnë mbrapa”, tha ajo.

Vjosa tregoi edhe disa këshilla për vajzat shqiptare se si të bëjnë një grim më të mirë.

“Nëse nuk kanë mundësi të bëjnë “facials” në shtëpi se janë edhe pak të shtrenjta mund t’i bëni me “exfoliting” që të jetë lëkura e butë dhe poret të duken më të vogla. Edhe kremrat. Se ti po e rëndove në lëkurë pa kremin e duhur, lëkura do duket e thatë dhe gjithmonë buzët duken më full nëse ke lip gloss dhe jo me buzëkuq të thatë”, tregoi ajo./abcnews.l

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!