Maskë me detyrim në rrugë, Manastirliu zbulon tre skenarët në spitale

schedule10:56 - 10 Tetor, 2020

schedule 10:56 - 10 Tetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama foli për situatën Covid në Shqipëri.

Teksa Rama njoftoi mbajtjen e maskës me detyrim edhe në ambientet e hapura, ministrja dha detaje për situatën në spitale.

Sipas Manastirliut janë 234 pacientë të shtruar, shumë më pak se kuota e përcaktuar në spitalet Covid me 55 shtretër.

LEXO EDHE: Maskat, të detyrueshme edhe në rrugë, Rama: S’përballojmë dot një mbyllje të dytë

Dua të ndaloj tek kapacitet spitalore, strategjia jonë vjeshtë dimër rrit kapacitete spitalore në përballje me virusin. Kemi 3 skenarë. Ne vendosim me komunitetin të kishim struktura të dedikuara për pacientët me Covid. Gjithsej 555 shtretër dhe aktualisht kemi 234 të shtruar. Ne në strategjinë tonë jemi përgatitur me disa skenarë për përfshirjen e spitaleve rajonale. Kjo situata na ka mësuar dhe ka rezultuar sukses fakti që ne e kemi përqëndruar shtrimin e pacientëve në struktura të veçanta. Sot ne garantojmë 100% të terapive sikurse edhe vendet e tjera kanë”, u shpreh ministrja.

Më tej Manastirliu shtoi se kanë tre skenare gati nëse rastet shtohen. Ministrja theksoi se do të përfshijnë edhe spitalet rajonale për të përballuar situatën, nëse do të jete nevojshme.

Të tre skenarët parashikojnë përfshirjen e spitaleve rajonale nëse plotësohen kuotat e 555 shtretërve. Në skenarin parë përfshihen 5 spitale rajonale, në të dytin 3 spitaleve dhe në të tretin shtohemi e 140 shtretër, dhe në total do të kemi rreth 1600 shtretër”, deklaroi ajo. g.v/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!