Maskat me detyrim nga e enjtja, Rama: Nuk ia vlen të shkojmë drejt mbylljes së dytë

schedule14:14 - 13 Tetor, 2020

schedule 14:14 - 13 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se sa e besueshme është masa e re e vendosur nga qeveria për vendosjen e maskës me detyrim kur pak ditë më parë u falën të gjitha gjobat e vendosura përgjatë periudhës së karantinës.

Rama tha se motivi i kësaj nisme nuk është gjoba por sensiblizimi i qytetarëve për të shmangur një mbyllje të dytë, e cila do të ishte shumë e rëndë për të gjithë.

“Nuk është gjoba motivi pse njerëzit duhet të mbajnë maskën. Motivi kryesor është që të shmangim një mbyllje tjetër. Që do të ishte shumë e rëndë për të gjithë. Nuk ja vlen të rrezikosh një goditje të tillë. Nuk është çështja te gjoba, fare“, tha Rama./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!