Kryeministri Edi Rama, në takimin me pensionistët në Korçë, nuk ka kursyer ironitë për opozitën.
Duke komentuar premtimet e opozitës për rritjen e pensioneve, kryeministri tha se nuk duhet t’i besohet Sudes (duke nënkuptuar Sali Berishën), duke e cilësuar si problemin kryesor në vend.
Më tej ai shtoi: “Çifti Haxhi dhe Sude s’e kërcënon më Shqipërinë sepse futemi në një familje ku çdo anëtar nuk lëviz dot shumë dhe popujt e kësaj familjeje kanë disa garanci që s’i ka asnjë popull tjetër.”
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
“Sot ne mund të flasim për mundësinë sepse edhe ky vit, po ta shikojmë është vit me rritje të ardhshurash por duhet të jemi të vetëdijshëm se kur dalin disa sharlatanë që flasin për rritje të menjëhershme, do ta bëjmë pensionin minimal 400 euro, këta janë maskat e Sudes, të njohura dhe më të panjohura të reja, por është Sudja mbrapa, fryma anti shtet dhe anti të ardhmes si të Sudes, qoftë kur dalin maskat në penxhere në kat të 8-të, qoftë kur shfaqen në majë mali me tuta apo kur dalin nëpër dritare të vogla të telefonit apo ekraneve dhe paraqiten si e reja që po vjen në fakt është Sudja që del bashkë me shpirtin por shpirti nuk del, kështu që Suden e kemi hije që në histori, që na ndjek nga pas dhe prandaj nuk kemi arritur dot të bëjmë dot drejtësi, preukopi ashtu siç e meritojmë se ka qenë një kombinim i një çifti fatal, Haxhi Qamili nga njëra anë dhe Sudja nga ana tjetër, çifti që ka udhëhequr si frymë politikën dhe rrugën e shtetit shqiptar dhe prandaj e detyruan Ismail Qemalin, Fan Nolin të marrin arratinë. Ata që u përpiqen me idealizëm, o morën arratinë, o vajtën nën dhe o përfunduan nëpër kampe ndërkohë që disa idealistë të tjerë që s’ju dilte Haxhi Qamili nga shpirti, therën dhe vranë e prenë gjithë dynjanë. Ne kemi hapur negociatat me BE-në, jemi në kushtet kur kemi një moment të jashtëzakonshëm historik, ku rrethanat janë përgatitur dhe në një farë mënyre yjet janë vënë bashkë qe ta ngremë flamurin në BE. Çifti Haxhi dhe Sude s’e kërcënon më Shqipërinë sepse futemi në një familje ku çdo anëtar nuk lëviz dot shumë dhe popujt e kësaj familjeje kanë disa garanci që s’i ka asnjë popull tjetër. Pra, sot jemi ende me hijen e Sudes, se e Haxhiut është duke u tretur por Sudja është shumë e pranishme. Vetëm dëgjojeni, ka shumë njerëz nga këta sharlatanët se shumica e votojnë PS se janë komunistë. Në fakt, pensionistët e votojnë se janë analistët më të mirë të politikës në Shqipëri.”, u shpreh Rama./abcnews.al