Maska me detyrim, habit qytetari në Korçë: Gjoba duhet të rritet! Nuk bëhemi ne si popull

schedule10:12 - 15 Tetor, 2020

schedule 10:12 - 15 Tetor, 2020

Qytetarët në Korçë janë ndërgjegjësuar për mbajtjen e maskës me detyrim pas vendimit të ri të qeverisë. Ata shprehen për mikrofonin e abcnews.al se maska me detyrim duhet vendosur për të mirën e tyre dhe jo për shkak të gjobës.

“Ja ku e kam maskën. Jam i sëmurë dhe nuk e mbaj shumë. I drejtë është rregulli. Duhet të mos ruhemi me njëri-tjetrin dhe të ruajmë distancën. E dimë gjobën për atë e mbajmë por edhe për shëndetin. Maskat na mbron sidomos ne që jemi me frymëmarrje. Unë jam me dobësi në zemër. Unë nuk kam hallin e  gjobës por dua të mbroj shëndetin tim”, thonë ata.

Ndërkohë një nga qytetarët se gjoba duhet të jetë akoma më shumë se kaq për të bindur ata që shkelin urdhrat duke rrezikuar jetën e tyre të të tjerëve.

“Nuk është e rëndësishme nëse e thotë kryeministri. Maska është e domosdoshme të vihet 1 për 1. Jo me 30 mijë lekë gjobë por me 150 se nuk bëhemi ne. Edhe 200 mijë ta vënë atë. Unë që kur ka filluar pandemia nuk e kam hequr maskën. i Kam vënë kapicë atje në shtëpi. Qepe një. Fjongo more vëri. Kjo është për të mirën tonë por ne si popull nuk bëhemi”, shprehet qytetari./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!