Një vrasje me armë ka ndodhur në Rrëshen gjatë ditës së sotme, ndërsa viktima është konfirmuar nga policia, Kastriot Reçi 47 vjeç, pronar i një televizioni lokal. Reçi është ekekutuar në qendër të Rrëshenit, përpara lokalit të tij, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Reçit i kanë vrarë dhe vëllanë dy vite më parë në Romë, Gasper Reçi.
Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale me datën 1 janar, teksa uronte për vitin e ri, Kastriot Reçi shkruante që të bëjnë kujdes nga njerëzit e kqinj.
“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020!
Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë.”- shkrunte Reçi.
Mirditë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
/abcnews.al