Gjykata e Shkallës së para Tiranë ka lënë në burg “policen mashtruese” Elvira Lanin.
42-vjeçarja u arrestua pasi mashtronte shitësit e dyqaneve në Tiranë duke blerë produkte pa paguar me pretendimin e se ishte efektive e policisë.
LEXO EDHE: Bizhuteri, mobiloi dhe shtëpinë, si u zbulua mashtruesja që hiqej si gruaja e zyrtarit të policisë
Sipas policisë kjo e fundit , duke u prezantuar si punonjëse policie apo me funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.
https://youtu.be/Xy_gQvFvTrU
Ndërkohë e pandehura para gjykatës është shprehur se nuk e dinte se përse ishte atje duke mohuar akuzën ndaj saj.
Ndërkohë më herët Lani është dënuar më herët edhe nga gjykata e Gjirokastrës për mashtrim. /abcnews.al