Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mashtronin qytetarët se shisnin karta bankare të klonuara, pranga një 23 vjeçari, nën hetim tre të tjerë

schedule09:01 - 22 Korrik, 2023

schedule 09:01 - 22 Korrik, 2023

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim pasi akuzohen se mashtronin se shisnin karta të klonuara.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “X-Card”, është bërë ndalimi i të riut i cili u premtonte, nëpërmjet platformave online, karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare.

Gjithashtu u proceduan penalisht tre të rinj 22 vjeçar të tre banues në Tiranë.



Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste.

Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove. Vijon puna për dokumentimin dhe identifikimim e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!