Mashtroi se ishte lojtar i PSG, i riu në Francë dënohet me dy muaj burg

schedule17:51 - 3 Maj, 2022

schedule 17:51 - 3 Maj, 2022

Një tifoz është dënuar me dy muaj burg, pasi ka mashtruar në hotel se ishte lojtar i PSG. 28-vjeçari, në dhjetor të vitit 2021, kishte shkuar të shikonte një ndeshje mes të rinjve të kryeqytetasve me Lisieux.

“Ouest-France” raporton se tifozi ishte detyruar të qëndronte dy net në një hotel dhe për të mos paguar vendosi të mashtronte.

Ai u tha se ishte lojtar i PSG dhe duhet të kontaktonin me menaxherin e tij që t’u bënte pagesën. Për momentin mashtrimi i eci.

Gjithsesi më vonë u zbulua gjithçka dhe më 28 prill ai doli para Gjykatës së Krimeve të Lisieux dhe u dënua me dy muaj burg. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!