Mashtroi klienten për dy gjyqe duke i marrë 4200 euro, arrestohet avokati në Elbasan

schedule09:43 - 25 Maj, 2023

schedule 09:43 - 25 Maj, 2023

Një 51 vjeçar, me profesion avokat, ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për mashtrim. Gëzim Kovaçi i ka marrë një shumë prej 4200 eurosh klientes së tij dhe nuk ka kryer detyrat ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë. Ka qenë vetë klientja që ka denoncuar rastin.

Nga veprimet hetimore ka rezultar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë avokatin për të ndjekur dy çështje gjyqësore, një për pronësi dhe një për divorc, duke i dhënë 4200 euro por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!